Liverpooli i çmendur për Asension, Reali refuzon

38

Talenti spanjoll, Marco Asensio është duke shkëlqyer që në sezonin e parë me Los Blancos. Që nga rikthimi nga Espanyol, ku qëndroi për një vit në formë huazimi, Asensio ka treguar se ka një të ardhme të ndritur, duke tërhequr edhe vëmendjen e klubeve evropiane. Një ndër to është Liverpooli që sipas “AS”, ka ofruar 50 milionë euro për 21- vjeçarin spanjoll, ofertë kjo që është refuzuar menjëherë nga Reali. “AS” bën të ditur se, Zinedine Zidane preferon Asension para James Rodriguez dhe për këtë nuk dëshiron që ai të largohet, derisa kolumbiani prite t’i thotë lamtumirë Realit në fund të sezonit.
Nga ana tjetër, ylli i Real Madridit këtë shifër të pabesueshme e arriti në çerekfinale të Championsit ndaj Bayern Munich, ku shënoi tre gola në fitoren prej 4:2 ndaj bavarezëve. Këto tre gola dhe dy javën e kaluar në “Alianz Arena”, kanë bërë që skuadra gjermane të jetë viktimë e Ronaldos në këtë garë, pasi i ka shënuar më së shumti gola gjatë karrierës, gjithsej nëntë. Në vendin e dytë gjendet një tjetër skuadër gjermane, Schalke, që i ka shënuar shtatë gola, aq sa edhe Ajaxit.
Ndërkohë, Real Madrid do të sjellë një portier të ri gjatë verës së ardhshme, ku alternativa janë David de Gea dhe Thibaut Courtois. Sipas mediave spanjolle largimi i Keylor Navas nga Real Madrid është i pashmangshëm, pasi këtë edicion ka treguar shumë pak siguri.
Sipas “The Sun”, Reali ka bërë gati 70 milionë euro për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea, transferimi i të cilit dështoi në sekondat e fundit në vitin 2015. Në rast se Mourinho nuk pranon shitjen e tij, atëherë Reali do të tentojë transferimin e portierit të Chelseat, Thiabut Courtois.