Diplomati amerikan: Rama një ndërmarrje kriminale

406

Adam ERELI
“Forbes”

Kohët e fundit, një hetim i zyrës së Prokurorisë së Durrësit në Shqipëri, tregoi se kufijtë e BE-së mund të mos jenë aq të sigurta sa mendojmë. Sipas lajmeve nga Italia, gjatë vitit të kaluar mijëra kontenierë me mbetje u eksportuan nga porti i Gioa-Tauro i Italisë me destinacion Maqedoninë. Nga 2600 kontenierë që u nisën, vetëm 1132 kanë mbërritur në Maqedoni. Gjatë tranzitit në Shqipëri, 1468 kontenierë u groposën në 5 qytete: Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Dibër.
Muajin e kaluar, “CNN” grek citoi burime që pretendonin se 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme që u nisën nga Italia hynë në territorin shqiptar dhe që atëherë vendndodhja e tyre është e panjohur.
Zoti Rama bëri fushatë dhe tha se Shqipëria kurrë nuk do të bëhej një depo e mbeturinave evropiane. Megjithatë, në shtator 2016 qeveria e tij votoi në Parlament për të miratuar një ligj për importimin dhe riciklimin e plehrave nga vendet perëndimore.
Përtej dëmit mjedisor, Kryeministri Rama tani kryeson një ndërmarrje kriminale që e ka transformuar Shqipërinë në një qendër të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar. Sipas kryeprokurorit italian Franko Roberti, Shqipëria ka zgjeruar prodhimin e marijuanës dhe niveli i bashkëpunimit mes krimit të organizuar shqiptar dhe mafies italiane po rritet.
Ambasadori i OSBE Borchardt, kohët e fundit ka paralajmëruar se 2 miliardë euro para droge po pastrohen në ekonominë shqiptare dhe do të përdoren nga politika.
Rritja e prodhimit të drogës dhe korrupsionit nuk do të ishin të mundura pa përfshirjen e qeverisë së tanishme. Opozita pretendon se Kryeministri Rama mbështet kriminelët. Po të shtojmë këtu korrupsionin dhe krimin, si dhe fluksi i refugjatëve, kërcënojnë që të destabilizojnë jo vetëm Shqipërinë, por Ballkanin dhe më gjerë.
Shfrytëzimi i kësaj situate nga Rusia, e cila po përdor burimet e saj diplomatike, ekonomike dhe të inteligjencës për të minuar ekonomitë e tregut të lirë, ngre një pengesë mes aleatëve pro perëndimorë.
Për shembull, Kryeministri Rama ka biseduar me Kryeministrin serb Vuçiç për një treg të përbashkët ekonomik mes këtyre vendeve.
Si mbrojtësja më e vendosur e një “Evrope të lirë”, kancelaria gjermane Angela Merkel disa javë më parë pati mundësinë për të folur me Presidentin Donald Trump për rrezikun nga refugjatët, krimin e organizuar, politikanët e korruptuar.
Ujqërit janë pranë saj dhe pranë derës sonë dhe ne duhet të bashkohemi për t’i mundur.
Veprimi i bashkërenduar nga SHBA, OSBE, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shoqëria civile janë të nevojshme për të luftuar minimin sistematik të institucioneve demokratike, sikurse është përshkruar kriza e vazhdueshme politike dhe shoqërore e Shqipërisë. Duhet bërë diçka përpara se situata të bëhet edhe më keq.
*Adam Ereli, ish-ambasador i SHBA në Bahrein, tashmë zëdhënës në Departamentin e Shtetit.