Skandali i skemave sociale

124

Alma Prifti

Pas skandalit të koncesioneve, përhapjes masive të hashashit të atrimit të legalizimeve, Qeveria e Show-t të Kukullave përballet me një tjetër skandal, atë të skemave sociale. Keqpërdorimi i fondeve publike nga një administratë mavi, ka lënë pa asistencë sociale shumë familje. Marrim rastin e skandalit të “Albpetrol.sha”. Ende nuk janë pajisur me pensionet përkatëse ish-punonjësit e naftës. Kryesisht ata të Patos-Marinzës. Njihen tashmë protestat e shumta të ish-punonjësve të Albpetrol-it, të cilët nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet me përfaqësues të qeverisë. Albpetrol.sha ka një kontratë me shtetin dhe si pasojë, shteti është përgjegjës për shkeljet ligjore ndaj ish-punonjësve. Kjo kompani, ka ndalur punimet e saj pranë zonave të Marinzës për shkak të dëmtimeve në banesat e banorëve përreth zonës. Ky urdhër erdhi si pasojë e protestuesve, të cilët u shtrinë pranë Bashkisë deri në arritjen e qëllimit të tyre. Pavarësisht kësaj, duket se qeverisë nuk i interesuan protestat e ish-punonjësve të Albpetrol, të cilët nuk janë likuiduar ende me pensionet përkatëse. Një familje nga Patosi, të cilët kanë punuar bashkarisht për 35 vite pranë Albpetrol, nuk i kanë marrë shlyerjet e detyrimeve ekonomike edhe pse i mbrojnë me vendim gjykate. Çifti me inicialet L.H dhe E.H, kanë theksuar se kanë kryer protesta të ndryshme, janë ankuar në çdo derë bashkë me miqtë e tyre, por ende nuk kanë një përgjigje nëse do të shlyhen me detyrimet përkatëse. Nga ana tjetër, Albpetrol qëndron skeptik, duke anashkaluar përgjegjësinë juridike në një heshtje të plotë, tipike për ozupatorët e pushtetit të zi.
Një tjetër skandal i asistencave është ai i prapambetjeve të Zgjidhjeve të Martesave. Një zonjë me inicialet S.K, banore pranë Institutit në Tiranë, thekson se ka derdhur kërkesën t’i paguhen detyrimet ekonomike për 2 vitet e papaguara (2011-2013) nga ish-bashkëshorti, por si përgjigje, ka marrë një zvarritje prej gati 4 vitesh, me pretendimin se po shqyrtohet ende dosja. Loja e djathit me miun që kryen Përmbarimi i Rilindjes mavi, ka hallakatur zonjën në disa dyer, ku zgjidhja mbetet ëndërr e largët.
Skandali paraprirës është ai i skemave të pensioneve pranë Drejtorisë së Sigurimeve Sociale në qytetin e Elbasanit. Banorët, të cilët përfitojnë detyrime të pashlyera për dy vitet e fundit, nuk kanë arritur t’i marrin ato. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga pensionistët, përgjigja ka qenë precize,
“Nuk kemi  çfarë  t’ju  japim. Duhet të prisni”!
Një denoncim ky i  ardhur nga një qytetare elbasanase me inicialet V.B, banore pranë lagjes “1 Maji”. Ajo ka deklaruar se, nëse nuk gjen zgjidhje do t’ju drejtohet organeve kompetente në Prokurori, nëse dhe në media nuk e ndihmon për një zgjidhje të rifitojë paratë e saja.
Show i Kukullave se po bëhet shtet është një teatër, i cili e beson vetëm kjo qeveri e çudirave të mëdha. Pasi “e ndritën” në punësim, ekonomi dhe arsim, tani po “shkëlqejnë” edhe në reformat e mirëqenies sociale, duke lënë pa asistencë dhe pension kategorinë më delikate të Shqipërisë. Erdhi koha që populli të reagojë! Reformat dështuan! Qeveria ra!