Reali, pasuesi i Pepe-s vjen nga P. League

33

Reali i Madridit prej kohësh po kërkon në merkato pasuesin e mbrojtësit Pepe, i cili në përfundim të këtij sezoni do të largohet nga “Los Blancos”. Zëvendësuesi i portugezit mund të vijë nga Premier League, më saktësisht nga Manchester City. Sipas mediave spanjolle, agjenti i famshëm Jorge Mendes i ka propozuar drejtuesve madrilenë, argjentinasin Otamendi. La Liga nuk është një kampionat i panjohur për 29-vjeçarin, pasi në vitin 2014-2015, ka luajtur për Valencian.