Drejtori i Aluizni-t në Lezhë me dosje të hapur për vrasje dhe i dënuar dy herë

276

Një qytetar nga Lezha denoncon publikisht drejtorin e Aluizni-t në Lezhë me dosje të hapur për vrasje dhe i dënuar dy herë me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje. Qytetari i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se në Lezhë na mbytën kriminelët dhe vrasësit e kësaj qeverie.
“Në regjimin e banditokracisë kriminelët dhe vrasësit janë në krye të listës! Qytetari dixhital denoncon drejtorin e Aluizni-t në Lezhë, Ardjan Nik Ulaj si:
-Person me dosje të hapur për vrasje
-Person i dënuar në Itali për shitje të lëndëve narkotike
-Person i dënuar me vendim Gjykate për armëmbajtje pa leje
-Person që ka ndryshuar emrin nga Ardjan Nik Ulaj në Ardjan Marku!
I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të verifikoje me përgjegjësi të lartë informacionin e qytetarit dixhital dhe vërtetësinë e tij”, shkruan Berisha, duke publikuar të plotë mesazhin e qytetarit nga Lezha.
“Në Lezhë na mbytën kriminelët dhe vrasësit e kësaj qeverie, boll po largon t’i zoti Berisha. Po përsëri dalin shumë të tjerë, një ndër ato është Ardjan Nik Ulaj, i cili e ka ndërruar mbiemrin dhe e ka kthyer në Ardjan Marku. Ky person ka qenë i dënuar dy herë për armëmbajtje pa leje me vendim Gjykate. Ka një dosje të hapur në Policinë e Lezhës, të cilën e ka për vrasje. Eshtë i dënuar edhe në Itali për shitje të lëndëve narkotike. Sot është drejor i Aluizni-t në Lezhë. I vënë në poste të rëndësishme nga vetë Edi Rama, Arben Ndoka edhe Ardjan Nik Ulaj, i ke përditë për dreka dhe darka me deputetë të Partisë Socialiste dhe me drejtues të Policisë së Lezhës? Kemi besim vetem tek t’i Zoti Berisha, jemi me ty gjer në vdekje se këta kriminelë të Edvin Ramës spo na lenë të bëjmë fushatë të ndershme, të cilët kanë mbushur malet Lezhës me hashash, i cili drejtori vrasës dhe trafikant i Aluizni-t të Lezhës nuk ka plotësuar as formularin e Dekriminalizimit? Zoti Berisha do jemi gjithmone mbas teje ashtu sikur edhe ti nuk na ke lënë tash 26 vjet. Vetëm tek ty kemi të ardhme. Rrofsh sa malet o lideri ynë”.
– “Përshëndetje doktor BERISHA! Pjesëmarrja e lirë në takime politike është e drejtë e çdo njeriu. Por kjo në shumicën e rasteve po ndodh dhunshëm. Sot nxënës të shkollës së mesme ‘Sabah Sinani’ të qytetit të Pukës janë detyruar të marrin pjesë në takimin e organizuar nga Partia Socialiste me deputetët Ditzi Bushati e Pjerin Tenderi në kuadër të vjedhjes me çdo kusht të votave në favor të Rilindjes. Pjesëmarrja e detyruar është organizuar nga drejtueset mediokre të shkollës, drejtoresha Angjelina Paloka e n/drejtoresha Jorgjie Dodani, të cilat, pasi kanë nxjerrë nxënësit nga mësimi janë kujdesur që të gjithë të jenë pjesëmarrës, duke survejuar hipjen e tyre në autobusët që do t’i dërgonin te lokali ‘SH&SH’ ku do të bëhej takimi. Ndërkohë që nxënësit që kanë marrë pjesë (ose prindërit e tyre) në protestën e 18 shkurtit janë kërcënuar me vlerësime të ulëta në mësime. Kjo është pasqyra e vërtetë e reformës së Linditës së Edi mashtruesit. Ky është shteti që nuk duam. Të lutem anonim”, shkruan qytetari.