Arrestohen në Itali burrë e grua nga Shqipëria

100

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare detyronin një 18-vjeçare nga Moldavia të prostituonte në rrugët e Torinos. Tutorëve iu është dhënë dënimi me 9 vite e 6 muaj burg.
Ata e kishin detyruar të miturën të shpërngulej në Parella, një fshat i Torinos, në Komunën e Bairos, Itali, ku ata jetonin dhe më pas e kishin nxjerrë në rrugë, duke i thënë të kryente marrëdhënie seksuale me klientët pa mjete mbrojtëse.
Është mësuar se i riu shqiptar ishte i prekur nga virusi HIV. Ai jeton në një komunitet të izoluar. Avokati i dy të pandehurve, Wilmer Perga bëri thirrje për uljen e dënimit.
Viktima, një vajzë analfabete ishte nisur për në Milano sapo kishte mbushur 18 vjeç. Në Moldavi, ajo nuk kishte më askënd që të kujdesej për të. Shqiptari, “pronari” i saj, i thoshte asaj vazhdimisht kur e rrihte: “Ti je e imja për një vit dhe nuk ke të drejtë të ankohesh”.
Vajza u shpëtua pas disa muajsh jetesë mes dhunës dhe abuzimit, sepse në rrugën Bairo ishte sulmuar verbalisht nga prostitutat e shqiptarit. 2 gra e kishin sjellë në Policinë e Castellamonte-s për denoncimin dhe ndërkohë që rrëfente historinë e saj, 18-vjeçarja nuk pushonte së qari.