Veliaj, 976 milionë lekë “Hakmarrjes për Drejtësi”

106

Një tender i majmë prej 976 milionë lekësh i është dhënë së fundmi djemve të deputetes socialiste, Arta Dade të njohur për lidhjet e tyre me bandën e “Hakmarrjes për Drejtësi” nga Erion Veliaj përmes UKT. Bëhet fjalë për një tender që UKT ka shpallur mbi blerjen e kimikateve e që fitues rezulton të jetë kompania “W Center” e zotëruar nga djemtë e Arta Dades. Kuptohet që fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar dhe se gara që është zhvilluar ka qenë totalisht fiktive dhe në shkelje flagrante të të gjitha rregullave dhe procedurave. Madje, mësohet se vlera e tenderit që i është dhënë Dabullajve është rritur enkas për të zhvatur miliarda para nga taksapaguesit shqiptarë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari në lidhje me një tender të UKT për blerje kimikatesh për vitin 2017. Sipas denoncuesit, kompania fituese është “W Center” e djemve të deputetes Arta Dade. Ai shprehet se ofertuesi i parë është skualifikuar edhe pse ka paraqitur një ofertë 20% më të ulët se fondi limit. Ndërkohë, “W Center” e ka fituar tenderin me rritje 40% më të lartë se në vitin 2016.
Në Facebook ish-Kryeministri Berisha shkruan mbi denoncimin e qytetarit dixhital për tenderin e Bashkisë Tiranë dhe Entit të UKT për tenderin për blerje kimikatesh për vitin 2017. “Fondi limit i prokurimit: 97.678.724 lekë pa TVSH, fituesi sipas KVO-së me urdhër të Lal plehut është ‘W Center’ (Dabullët e Hakmarrjes për Drejtësi) me ofertë 96944359 lekë, me 734365 lekë më pak! Vlera e të parit të skualifikuar është 20% më e ulët se fondi limit. Vjedhja spektakolare është rritja e fondit limit me 40% më e lartë se më 2016-tën”, shkruan Berisha, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë të hetojë rastin.
“Z. Berisha! Së pari të uroj shëndet, më duhet të informoj për një aferë korruptive të madhe të Bashkisë Tiranë, entit prokurues UKT, blerje kimikate për vitin 2017: Fondi limit i prokurimit: 97.678.724 lekë pa TVSH, fituesi sipas KVO-së është ‘W Center’ me ofertë 96.944.359 lekë, me 734365 lekë më pak. Vlera e të parit të skualifikuar është 20% më e ulët se fondi limit. Vjedhja spektakolare është rritja e fondit limit me 40% më e lartë se më 2016-tën. Kush fshihet pas ‘W Center’, padyshim djemtë e Arta Dades. Prokurimi ka qenë farsë, pasi kompania fituese, ka larguar nga pjesëmarrja dhe skualifikuar të gjithë operatorët. Vlera e fituesit është në masën e 99.2% të fondit limit. Me shumë respekt …Laprakë”, thuhet në denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha.