10 sekretet në Medjugorje

249

Shën Mëria ka thënë për vizionarët e Medjugorjes, një fshat në Bosnje, se do t’u mësonte atyre dhjetë sekrete. Njihet shumë pak lidhur me këto sekrete, edhe pse dimë se disa prej tyre kanë të bëjnë me ndëshkimet për botën. Dimë gjithashtu se sekreti i tretë do të jetë shenja e dukshme dhe jetëgjatë që do të vendoset mrekullisht diku në Kodrën e Shfaqjeve. Do të jetë e përhershme, e pashkatërrueshme dhe shumë e bukur. Gjithashtu, Marjana dhe Vicka kanë thënë se një pjesë e sekretit të shtatë nuk ekziston më për shkak të lutjeve dhe kreshmës së njerëzve që i përgjigjen thirrjeve të Zonjës Tonë.
Gjashtë vizionarët e Medjugorjes në ditët e para të shfaqjeve. Zonja Jonë i ka besuar atyre sekrete, të cilat kur të tregohen, do të shkundin botën. Tre prej tyre i kanë marrë të dhjetë sekretet, ndërsa tre të tjera kanë nëntë prej tyre. Deri më 25 qershor 2009 Ivani kishte 9 sekrete, Maria kishte 9, Ivanka kishte 10, Mirjana kishte 10, Jakovi kishte 10 dhe Vicka kishte 9.
Tre vizionarët, Mirjana, Ivanka dhe Jakovi i kanë mësuar të 10 sekretet dhe nuk e shohin më Zonjën Tonë çdo ditë. Mirjana e ka marrë sekretin e saj të dhjetë në vitin 1982, Ivanka në vitin 1985, ndërsa Jakovi në vitin 1998. Tre vizionarët e tjerë, Ivani, Mirjana dhe Vicka, kanë secili 9 sekrete dhe vazhdojnë ta shohin çdo ditë Zonjën Tonë.
Mirjana ishte vizionari i parë që i mori të dhjetë sekretet. Zonja Jonë i ka dhënë asaj përgjegjësinë e shpalljes së tyre. Mirjana njeh ditën dhe datën e saktë të të gjithë sekreteve. Zonja Jonë i ka thënë Mirjanës të zgjedhë një prift, të cilit t’i tregojë sekretet e botës. Mirjana ka zgjedhur Atë Petar Ljubicic. Dhjetë ditë përpara shpalljes së sekretit të parë, Atë Petari iu dha pergamena, e cila përmbante dhjetë sekretet.
Kur Atë Petari mori pergamenën, ai pati mundësi të lexojë vetëm sekretin e parë. Atë Petari, së bashku me Mirjanën, do të kalojë dhjetë ditë vetëm me lutje dhe kreshmë. Tre ditë para fillimit të eventit, ai do ta deklarojë atë përpara botës. Në kohën e duhur, ai do të ketë mundësinë të shohë dhe lexojë sekretin e dytë, të tretë, e kështu me radhë, sipas kohës së përcaktuar. Mirjana ka thënë se Atë Petari nuk ka të drejtën të zgjedhë nëse do t’i tregojë apo jo sekretet që do të mësojë, ai e pranoi këtë mision dhe duhet ta përmbushë atë sipas vullnetit të Zotit.

Mirjana është shprehur si më poshtë:
“Përpara se shenja e parë e dukshme t’i tregohet njerëzimit, do të shfaqen tri paralajmërime. Paralajmërimet do të jenë në formën e eventeve nëpër botë. Mirjana do të jetë dëshmitarja e tyre. Dhjetë ditë përpara paralajmërimeve, Mirjana do të njoftojë priftin e zgjedhur prej saj. Siç është theksuar edhe më parë, Atë Petari është prifti i zgjedhur prej saj. Dëshmia e Mirjanës do të jetë konfirmimi i shfaqjeve dhe stimuli për konvertimin e botës.
Pas paralajmërimeve, do të shfaqet shenja e dukshme në vendin e shfaqjeve në Medjugorje që të shihet nga i gjithë njerëzimi. Shenja do të jepet si dëshmi, duke konfirmuar shfaqjet dhe në mënyrë që njerëzit të tërhiqen përsëri drejt besimit. Sekreti i nëntë dhe i dhjetë janë shumë seriozë. Ato përcaktojnë ndëshkimet për mëkatet e botës. Ndëshkimi është i paevitueshëm, pasi nuk mund të presim që e gjithë bota të konvertohet. Ndëshkimi mund të shmanget përmes lutjeve dhe pendimit, por nuk mund të eliminohet. Mirjana thotë se një nga ligësitë që kërcënon botën, ai që fshihet në sekretin e shtatë, është shmangur falë lutjeve dhe kreshmës, kjo është arsyeja përse Shën Maria vazhdon të shtyjë njerëzit të luten dhe të mbajnë kreshmën duke thënë: ‘Ju keni harruar se përmes lutjeve dhe kreshmës mund të shmangni luftërat dhe të pezulloni ligjet e natyrës’.
Pas këtij paralajmërimi, do të vijnë të tjerë në periudhë të shkurtër. Kështu, njerëzit do të kenë pak kohë në dispozicion për t’u konvertuar. Ky interval do të jetë periudha e lavdisë dhe konvertimit. Pasi të shfaqet shenja e dukshme, ata që janë ende gjallë do të kenë pak kohë për t’u konvertuar. Për këtë arsye Shën Maria na fton drejt konvertimit të menjëhershëm. Ftesa drejt lutjeve dhe pendimit synon të shmangë luftën dhe ligësinë, por mbi të gjitha të shpëtojë shpirtrat tanë”.
“Sipas Mirjanës, eventet e parashikuara nga Shën Maria po afrojnë. Sipas kësaj përvoje, Mirjana paralajmëron të gjithë botë: ‘Konvertohuni menjëherë. Hapni zemrat tuaja përpara Zotit’”.
Përveç këtij mesazhi bazik, Mirjana foli edhe për një vizion që ka pasur në vitin 1982 që mendojmë se hedh pak dritë mbi disa aspekte të historisë së kishës. Ajo foli për një vizion në të cilin iu shfaq Satanai. Ai i kërkoi Mirjanës të heqë dorë nga Shën Mëria dhe të ndiqte atë. Në këtë mënyrë ajo do të ishte e lumtur dhe e dashuruar. Ai i tha se ndjekja e Shën Mërisë, në të kundërt, do t’i sillte vetëm vuajtje. Mirjana e refuzoi dhe Shën Mëria i dha menjëherë mesazhin e mëposhtëm:
“Të kërkoj ndjesë për këtë që ndodhi, por duhet të kuptosh se Satanai ekziston. Një ditë ai u paraqit përpara fronit të Zotit dhe i kërkoi leje për ta vënë kishën në provë. Zoti i dha leje për ta vënë kishën në provë për 1 shekull. Ky shekull është nën pushtetin e Djallit, por kur sekretet që të kam besuar të deklarohen, pushteti i tij do të shkatërrohet. Që tani ai ka filluar të humbasë fuqitë dhe është bërë agresiv. Ai po shkatërron martesat, por krijon përçarje ndërmjet priftërinjve dhe është përgjegjës për vrasje të shumta. Duhet të mbroni veten ndaj provave të tij përmes lutjeve dhe kreshmës, veçanërisht përmes lutjeve në komunitet. Mbani me vete objekte të shenjta. Vendosini ato nëpër shtëpitë tuaja dhe përdorni ujin e bekuar”.
Edhe  Zonja Jonë nuk flet shumë për 10 sekretet, edhe pse janë një pjesë e rëndësishme e planit të saj për shpëtimin e njerëzimit. Për ata që i përgjigjen thirrjes së Zonjës Tonë, sekretet nuk duhet të ngjallin frikë në zemrat e tyre. Çdo baba i mirë i disiplinon fëmijët e tij. Sekretet janë mënyra e Zotit për të disiplinuar fëmijët e tij dhe për t’i rikthyer ata në gjirin e familjes. Sekretet do të jenë të frikshme dhe do të konsiderohen si ndëshkime për ata fëmijë që janë larguar prej Tij dhe që jetojnë një jetë pa fe. Por Zonja Jonë na bën thirrje të konvertohemi, të mos presim shfaqjen e 10 sekreteve. Për shumë prej nesh, atëherë do të jetë tepër vonë. Veproni tani dhe përqafoni mesazhin e Zonjës Tonë. Pranoni dashurinë dhe mëshirën e Zotit gjatë periudhës së lavdisë me Zonjën Tonë.

Çfarë thonë vizionarët
Gjatë viteve të shfaqjeve, vizionarëve të Medjugorjes iu bënë pyetje rreth 10 sekreteve. Shpeshherë, përgjigjet e tyre ishin: “Sekretet janë sekrete”. Ata flasin shumë pak për to. Megjithatë, kemi arritur të marrim disa komente në lidhje me sekretet. Gjatë një interviste me Vickën më 2 janar 2008 u arrit të merreshin disa fjalë për dhjetë sekretet.
Pyetje: “…kur të vijë koha e sekreteve, i të katërtit dhe të dhjetit, sekrete që janë veçanërisht të vështirë, do të thotë se në çdo event gjatë kohës së sekreteve, do të kemi gjithmonë shenjën e Shën Mërisë që na ngushëllon? Ti ke thënë herën e kaluar, vitin e kaluar, se gjatë kohës së dhjetë sekreteve do të kemi shfaqje të përditshme të Shën Mërisë”.
Vicka: “Po, kjo është e sigurtë dhe vazhdoj ta përsëris, do të shohim se kush është, do të jem unë, Marija dhe Ivani, më pas do të shohim se kë ka zgjedhur Shën Mëria, kush nga ne të tre do të ketë vizionin. Ndoshta mund të jetë edhe një person tjetër i zgjedhur nga Shën Mëria”.
Pyetje: “…Pra, ti, Marija dhe Ivani… një nga ju të tre. Dikush i tha Mirjanës se Vicka ka thënë se gjatë kohës së dhjetë sekreteve do të shohin se kush do të vazhdojë të ketë vizione të përditshme, por Mirjana ka thënë se ajo nuk dinte gjë për këtë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo u është thënë personalisht nga Shën Mëria”?
Vicka: “Po, Shën Mëria ma ka thënë personalisht. Më pas do të shohim, sepse Shën Mëria nuk më ka thënë: ‘Vicka do të jesh ti’. Do të presim të shohim se kush është i përzgjedhuri. Kur të vijë koha e duhur, ai person do të vazhdojë të ketë vizione. Ajo do t’i shpjegojë më pas çdo gjë këtij të përzgjedhuri”.
Pyetje: “Shën Mëria ka folur gjithashtu për profetët e rremë duke thënë: ‘Ata që bëjnë parashikime katastrofike janë profetë të rremë. Ata që thonë se në këtë vit të caktuar apo në këtë ditë të caktuar do të ketë një katastrofë. Unë kam thënë gjithmonë se ndëshkimi do të vijë nëse bota nuk konvertohet. Për këtë arsye i ftoj të gjithë të konvertohen. Gjithçka varet nga konvertimi’. Kështu, tani të pyes, nëse ne konvertohemi të gjithë, a do të ketë më 10 sekrete apo jo”?
Vicka: “Jo, dhjetë sekretet do të shfaqen patjetër. Shën Mëria i ka dhënë ato kohë më parë. Ajo më ka përshkruar nëntë prej tyre dhe unë dua të them vetëm një gjë për sekretin e shtatë: që Shën Mëria ka thënë se gjysma e sekretit të shtatë është anuluar falë lutjeve tona. Ajo rekomandon që ne të vazhdojmë të lutemi sepse me lutjet tona mund të lehtësojmë edhe sekretet e tjerë”.

***

Intervista e mëposhtme me Vickën është zhvilluar nga Atë Janko Bubalo, autori i librit “Një mijë takime me Shën Mërinë në Medjugorje”.
Janko: “Vicka, kur dikush flet për shfaqjet e Shën Mërisë, është e pashmangshme të përmenden 10 sekretet. Në këtë rast, edhe këtu në Medjugorje”.
Vicka: “Nuk di asgjë për këtë. E besoni se unë nuk dija asgjë as për shfaqjet e Shën Mërisë në Lordes, edhe pse jam takuar me Shën Mërinë në Podbrdo dhe Medjugorje për më shumë se një vit. Arrija të këndoja edhe këngën ‘Nga ajo shpellë’ pa e njohur aspak. Për të qenë e sinqertë, nuk dua të flas për asnjë sekret tjetër, përveç atyre të Medjugorjes”.
Janko: “Sa sekrete të ka thënë Shën Mëria se do të të mësojë”?
Vicka: “Më ka thënë se do të më mësojë dhjetë sekrete”.
Janko: “Të gjashtëve prej jush”?
Vicka: “Për as sa di unë, po”.
Janko: “A janë sekretet e njëjtë për të gjashtë ju”?
Vicka: “Janë edhe nuk janë”.
Janko: “Si ka mundësi”?
Vicka: “Kështu është. Sekretet janë në tërësi të njëjtë, por ndoshta ndonjëri prej nesh ka edhe sekrete që aplikohen vetëm për ne”.
Janko: “A ke ti sekrete të tilla”?
Vicka: “Kam një. Është vetëm për mua dhe më përket vetëm mua”.
Janko: “A kanë të tjerët sekrete të tilla”?
Vicka: “Këtë nuk e di. Më duket se Ivani ka”.
Janko: “Di që Mirjana, Ivanka dhe Marija nuk kanë asnjë, kështu më kanë thënë. Nuk di shumë për Jakovin. Ai nuk më është përgjigjur për këtë, ndërsa Ivani tha se kishte tri sekrete që i përkisnin vetëm atij”.
Vicka: “Unë të tregova atë që di”.
Janko: “Mund të më thuash se cili sekret është vetëm për ty”?
Vicka: “Le ta lemë këtë bisedë. Kjo më përket vetëm mua”.
Janko: “A mund të na tregosh të paktën cili prej tyre është, pa e treguar sekretin”?
Vicka: “Është sekreti i katërt. Kaq mund të them”.

***
Kur vizionarët i pyetën lidhur me sekretet, “Çfarë duhet të bëjmë? Si duhet të përgatitemi? A duhet të kemi frikë?”, ata na dhanë përgjigjet e mëposhtme:
Mirjana: “Mesazhet e Zonjës Tonë na përgatisin për atë që do të vijë. Ajo na bën thirrje të konvertohemi tani dhe t’i dorëzohemi plotësisht Zotit. Nëse e bëjmë këtë, nuk duhet të kemi frikë, as nga vdekja”.
Ivanka: “Asgjë nuk duhet të na frikësojë, përveç mosrespektimit të vullnetit të Zotit”.
Vicka: “Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nëse janë të përgatitur. Nëse kemi frikë nga këto lloj gjërash, kjo do të thotë se nuk kemi besim në Zot. Kjo lloj frike nuk vjen nga Zoti. Kjo frikë mund të vijë vetëm nga Djalli që kërkon të na trazojë, në mënyrë që ta izolojmë veten larg Zotit dhe të mos kemi mundësi të lutemi. Me Zotin mund të kesh vetëm besim dhe shpresë për të kapërcyer çdo problem. Përgatitja më e mirë është të lutemi çdo ditë, të shkojmë në meshë dhe të lexojmë Biblën. Me lutje dhe pendim, ndëshkimet mund të lehtësohen. Mund të them vetëm një gjë: përgatituni! Do ta falënderoni Zotin për gjatë gjithë përjetësisë nëse e bëni këtë”.
Mirjana: “Kjo është koha e lavdisë dhe mëshirës së madhe. Tani është koha për të dëgjuar mesazhet dhe të ndryshojmë jetët tona. Ata që do ta bëjnë, nuk do të kenë asnjëherë mundësi ta falënderojnë Zotin mjaftueshëm”.

***
Intervista e mëposhtme është shkëputur nga një sërë intervistash të zhvilluara nga Atë Janko Bubablo me Vickën, ku ajo përshkruan disa vizione të Zonjës Tonë që i janë shfaqur, kur ajo i ka treguar një prej sekreteve vizionarëve të ndryshëm.
Janko: “Gjatë Konceptimit të Papërlyer, më ke thënë dikur – dhe lexoj të njëjtën gjë në një prej blloqeve të tua të shënimeve – se Shën Mëria ishte më pak e kënaqur nga ç’prisje atë ditën e banketit. Dhe menjëherë pas shfaqjes, Ajo filloi të lutej për shlyerjen e mëkatit, më ke thënë gjithashtu se në atë kohë, se poshtë këmbëve të Saj ndodhej një lloj mjegulle – si Shën Mëria po endej mbi një lloj reje prej hiri dhe errësire.
Kjo është koha kur i drejton pyetje, Ajo nuk përgjigjet, por vazhdon të lutet. Theksohet gjithashtu në këtë ditar, se Shën Mëria buzëqeshte vetëm pak pas largimit të Saj dhe se buzëqeshja nuk ishte aq e gëzueshme sa zakonisht… Është gjithashtu tepër interesant fakti i cituar në ditar se Shën Mëria ka folur me ty për mëkatet vetëm pas asaj dite. Megjithatë, është e çuditshme që Shën Mëria e ka lidhur këtë mëkat me ditën e banketit”.
“…Në lidhje me banketin, vitin e kaluar, 1982, Ajo i tregoi Ivankës dhe Jakovit sekretin e nëntë të tmerrshëm. Kjo ishte dita e parë në nder të Konceptimit të Papërlyer. Po në ditën e banketit, Ajo të tregoi sekretin e trishtë të gjashtë. Këtë vit, 1983, ajo i tregoi Mirjanës sekretin e nëntë. Është interesante se si këtë vit, si vitin e kaluar, kam qenë tek vizionet dhe kam mbajtur shënim sa e palumtur ke qenë gjatë dy rasteve të tregimit të sekreteve. Kemi përmendur diku se ishte Ivanka ajo që më ka thënë, ndërsa Mirjana ma tregoi këtë vit. Kur i thashë se dukej e frikësuar, ajo më tha me seriozitet se edhe unë do të isha frikësuar po ta kisha dëgjuar…”.

Vicka: “Mirë të ka thënë!”.
Janko: “…Është pak e çuditshme që Shën Mëria lidhet shpesh me gjëra të tilla të trishta dhe të rënda në ditën e banketit”.
Vicka: “Të thashë se nuk e di përse”.
Janko: “Unë aq më pak. Por siç thashë edhe më parë, ndoshta Zoti dhe Shën Mëria duan të theksojnë, veçanërisht në lidhje me banketin, pastërtinë e veçantë që na paraqesin në atë moment dhe mënyrën se si përmes mëkatit bëhemi të papastër”.
Vicka: “Ndoshta. Zoti dhe Shën Mëria e dinë mirë se çfarë bëjnë!”.
Janko: “Ishte data 29 nëntor e vitit 1982. Nata në nder të Konceptimit të Papërlyer sapo kishte filluar. Ju ishit katër dhe shkuat në kishë për të parë Shën Mërinë. Unë hyra gjithashtu. Zyra vendin tim, siç e kisha zakon, në mënyrë që t’ju shikoja gjatë vizionit. Gjatë kohës së takimit, vura re dy pamje të ndryshme. Ti ishe duke qeshur dhe sytë të ndriçonin si zakonisht, edhe pse ishte mjaft sëmurë atë ditë. Mirjanës i shkëlqenin sytë gjithashtu, por ishte serioze. Por fytyrat e Ivankës dhe Jakovit dukeshin sikur po përjetonin diçka të dhembshme. Vure re disa lloj spazmash tek Ivanka, sikur ishte gati për të qarë. Shën Mëria u soll në një mënyrë të pazakontë”.
Vicka: “Si”?
Janko: “U shfaq menjëherë pas fjalës Ati Ynë. Heshtja për të cilën po flas filloi… Ndërsa ti, pas disa minutash me Shën Mërinë, vazhdove përsëri lutjen e ndërprerë Ati Ynë dhe deklarove: ‘Iku!’. Shën Mëria zakonisht nuk sillet në këtë mënyrë me ty… Pasi mbaruat të gjithë, Jakovi ju pyeti: ‘Ju dha Shën Maria të gjithëve një sekret?’ Ivanka pohoi, ndërsa ti dhe Mirjana thatë se nuk e kishte bërë”.
Vicka: “Atë ditë Shën Mëria i dha atyre sekretin e nëntë, por nuk e bëri me mua dhe Mirjanën”.
Janko: “Këtë e dëgjova atë ditë. Më pas pyeta Ivankën nëse Shën Mëria i kishte shfaqur një pjesë të sekretit dhe pothuajse në lot, ajo m’u përgjigj: ‘Përse, do të kisha vdekur po ta kishte bërë!’…A ndjeve se Shën Mëria po i tregonte atyre diçka të veçantë”?
Vicka: “Po, e ndjeva. Nuk e dija se çfarë po i tregonte. E pashë që ishin seriozë sepse Shën Mëria ishte serioze gjithashtu. Më serioze se zakonisht. Asgjë më shumë”.
Janko: “Përjetova diçka në ditën e Konceptimit të Papërlyer. Isha me ty gjatë vizionit tënd me Shën Mërinë. Përsëri pashë diçka interesante. Ti që zakonisht shfaqesh e lumtur gjatë vizioneve, në atë rast ishe shumë serioze”.
Vicka: “Ndoshta atë ditë kam qenë duke marrë sekretin e tetë”.

Një vizion në Malin e Shfaqjeve, për ata që e kuptojnë, është një moment tepër i thellë. Njerëzit ngjisin Malin e Kryqëzimit për të parë Malin e Shfaqjeve, duke parë vendin ku shumë njerëz janë konvertuar nga mëkatarë në besimtarë, ku Zoti do të vendosë një nga mrekullitë më të mëdha të të gjitha kohërave, Shenja e Përhershme që vizionarët thonë se nuk është parë kurrë më parë në tokë.