FRPD: Gati ti prijmë kësaj Lëvizje pa kthim

63

Këshilli Kombëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike zhvilloi një mbledhje në lidhje me organizimin për protestën e 18 shkurtit kundër Qeverisë Rama. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha. Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi theksoi se të rinjtë demokratë janë gati të prijnë këtë lëvizje kundër papunësisë dhe padrejtësive në këtë vend. “Porositë e fundit nga Kryetari Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të FRPD. Ne jemi gati t’i prijmë kësaj lëvizje pa kthim, kundër mashtrimit, kundër papunësisë, kundër padrejtësisë siç ndodhi me ligjin e Arsimit të Lartë, kundër varfërisë, kundër inkriminimit të pushtetit dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Atë që rinia fitoi 26 vite më parë, ne nuk do ta lejojmë të dhunohet sot. Më 18 shkurt FRPD do të jetë aty. Eja dhe ti, bashkë do të vendosim të sotmen dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar në Facebook kreu i FRPD Belind Këlliçi.