TAP avancon me 95 kilometra

90

Shtatë muaj pas fillimit të procesit të ndërtimit të gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline, janë rreth 95 kilometra tubacione që janë instaluar si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi. Sipas të dhënave zyrtare, në territorin shqiptar janë instaluar rreth 40 km tubacione dhe janë pastruar rreth 55 kilometra.
Ky gazsjellës do të ketë një gjatësi prej 878 kilometrash. Kapaciteti fillestar i gazit do të jetë 10 miliardë metër kub, për t’u zgjeruar më pas në 20 miliardë.
Nisja e transportimit pritet të bëhet në vitin 2020. Në zhvillimin e këtij projekti pritet që gjatë vitit 2017 të përfshihet edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila parashikohet të bëhet investitor përmes një huaje të madhe që do të sigurojë.
Në Shqipëri, parashikohet që gjatë vitit 2017, ndikimi i drejtpërdrejtë i këtij projekti në Prodhimin e Brendshëm Bruto të jetë në rreth 500 milionë euro. Shifra e saktë e investimit që TAP do të bëjë në Shqipëri gjatë këtij viti nuk dihet ende zyrtarisht, por në total pritet të jetë në mbi 1 miliard euro.