Zbardhet ekspertiza e vdekjes së shqiptarit në Greqi: Nga mjete të forta

218

Pëllumb Marnikollaj, shqiptari i cili gjeti vdekjen në një komisariat policie në Greqi, ka vdekur si pasojë e shembjes së trurit nga një traumë e rëndë mbi kokë. Mjekësia Ligjore ka përfunduar raportin mbi shkaqet që sollën humbjen e jetës së 29-vjeçarit. Nga të dhënat e siguruara nga autopsia e trupit është konstatuar thyerje e kafkës, shembje e trurit, plagë në kokë, hematoma, dërmishtje të kokës, trupit dhe gjymtyrëve. Këto dëmtime kaq të rënda, sipas raportit, janë kryer me mjete të forta, jo i mprehtë. Këto lloj dëmtimesh specialistët i konsiderojnë si mjaft të rënda.
Gjykuar nga të gjitha këto veçori të dëmtimeve, veçanërisht atyre në kokë, specialistët nuk përjashtojnë mundësinë që ato të jenë shkaktuar edhe nga rrëzimi prej një lartësie të madhe. Familja e Pëllumb Marnikollaj u njoftua për vdekjen e tij në datën 12 gusht, 10 ditë pas vdekjes së tij. Ata pretendojnë se i afërmi i tyre është dhunuar nga policia greke, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e tij.
Ndërkohë, policia helene pretendon se 29-vjeçari është vetëhedhur nga kati i katërt i rajonit të policisë “Kato Patisia”. Kjo për shkak se ai kuptoi se do të arrestohej për vepra të tjera penale. Marnikollaj kishte shkuar në polici për të firmosur paraqitjen e tij, duke qenë se hetohej në gjendje të lirë, për një vepër penale.
Pas zbardhjes së ekspertizës mjeko-ligjore të kryer në Shqipëri për shqiptarin Pëllumb Marnikollaj i cili humbi jetën teksa ishte i shoqëruar në një komisariat në Greqi kanë reaguar avokatët e familjarëve të të ndjerit, të cilët i kërkojnë shtetit dhe autoriteteve greke të hetojnë plotësisht rrethanat e vdekjes së Marnikollajt për të siguruar drejtësi për të afërmit.
“Ajo që kërkojmë është se shteti grek, kompetentet e ligjit dhe autoritetet gjyqësore duhet të hetojnë plotësisht rrethanat e vdekjes së Pëllumb Marnikollaj dhe për të siguruar drejtësi për të afërmit. Çdo përpjekje për të fshehur të vërtetën do të jetë një shenjë e turpshme për Republikën Greke, si shenjat qe u gjenden në trupin e Marnikollajt”, deklarojnë avokatët Thanasis Kambajannis dhe Mimoza Caca.
Nga të dhënat e ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se janë konstatuar thyerje të kafkës, shembje të trurit, plagë në kokë, hematoma gërvishtje të kokës, hematoma te trupit dhe gjymtyrëve. Këto plagë, thuhet në raportin e ekspertëve mjeko-ligjorë janë shkaktuar me mjete të forta dhe jo të mprehta, por nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë shkaktuar nga rrëzimi prej një lartësie të madhe.
29-vjeçari ishte i dënuar në Greqi me 8 vite burg për vjedhje por ndërkohë ishte në masë detyrim paraqitje. Mesditën e 3 gushtit ai është paraqitur ne komisariat por në rrethana ende te paqarta ka mbetur i vdekur. Policia greke pretendon se ai u vetëhodh nga kati i dytë i komisariatit dhe kjo gjë i ka shkaktuar vdekjen, por ky version mohohet nga familjarët. Familja e Pëllumb Marnikollaj u njoftua për vdekjen e tij në datën 12 gusht.