Gjoba për protestën ndaj PD, Gjykata shfuqizon 7 akteve të Veliajt

176

Gjykata Administrative vendosi dje shfuqizimin e të 7 akteve të Erion Veliajt në padinë e ngritur ngdaj Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit të vitit të kaluar. Megjithatë, Veliaj nuk ngurroi ta shpallte vendimin që rrëzoi padinë e tij si një aritje të Bashkisë. Në një reagim të saj, PD ka theksuar se Gjykata në vendimin e saj e shpalli padinë eVeliajt të paligjshme.  “Pretendimi i Erion Veliajt se paska fituar gjyqin me PD në lidhje me protestën e 8 dhjetorit është një riciklim mbetjesh e mashtrimesh të ulëta. Gjykata Administrative vendosi shfuqizimin e të 7 akteve të Erion Veliajt, pra shfuqizoi pretendimet e tij sikur protesta popullore kishte shkaktuar 172 milionë lekë dëme në qytet. Gjykata e gjeti të paligjshëm dhe të pabazuar në prova, pretendimin e Veliajt, të bërë edhe publik me njoftimin që bëri më 8 dhjetor 2015, ku ai kakariste se do ta detyronte PD-në të paguante çdo qindarkë. Në këtë mënyrë Gjykata pranoi argumentimin e përfaqësuesve të PD se “dëmet”, ishin fryt i fantazisë së kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe se ato nuk kishin ndodhur në të vërtetë. Për më tepër, gjoba që Veliaj i vendosi protestës popullore, ishte një falsifikim i pastër, shkelje e rëndë ligjore, për të cilën ai duhet të ndiqet penalisht, pas kallëzimit që ka bërë polici bashkiak, të cilit iu falsifikua firma” thuhet në reagimin e PD.