“Sportbild”: Lojtarët francezë kanë përdorur doping kundër Gjermanisë

1075

Akuza të rënda vijnë nga Gjermania për përfaqësuesen franceze të futbollit. Mediat gjermane kanë hapur një debat të madh, duke hedhur akuza mbi lojtarët francezë, të cilët dyshohen se kanë përdorur doping. E përditshmja gjermane “SportBild” pretendon se futbollistët francezë mund të kenë marrë simulantë para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Gjermanisë që “Gjelat” fituan me rezultatin 2-¬0.
“Një reporter i ‘SportBild’ ka gjetur në dhomat e zhveshjeve të Francës pas ndeshjes, një kuti të preparatit Guronsan. Guronsan është një simulant me kafeinë”, shkruan kjo gazetë. Ndonëse ky preparat nuk është në listën e ndaluar të WADA¬-s, ekspertët gjermanë të antidopingut e cilësojnë këtë një rast të mirëfilltë dopingu.
“Sipas WADA, çdo përpjekje për të fituar një avantazh ndaj kundërshtarit përveç forcës së trupit, është doping. Ndaj për mua, Guronsan është doping. Rritja e performancës në sport nga kafeina është e provuar shkencërisht. Ajo rrit gjithashtu edhe shpejtësinë e reagimit”, u shpreh për gazetën gjermane eksperti i dopingut, profesor Fritz Sorgel. Rasti në fjalë është paraqitur pranë WADA-s, i cili është institucioni i antidopingut në futboll.