Obama: Jemi të tronditur

240

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, po qëndron në Poloni në Samitin e NATO-s dhe nga atje ka folur për sulmet e Dallasit.
Ai e ka quajtur sulmin e mbrëmshëm, ku si pasojë vdiqën pesë policë, si të egër, të llogaritur mirë dhe të neveritshëm.
Obama ka thënë se ka folur me stafin e tij dhe me kryetarin e Dallas, Mike Rawling në mënyrë që t’i ofrojë atyre çfarëdo ndihme në atë që ai e ka cilësuar si tragjedi të madhe. “Policët në Dallas ishin në krye të detyrës duke e bërë punën e tyre për t’i mbajtur të sigurtë njerëzit në një protestë paqësore”. “Këta oficerë që zbatuan ligjin u vunë në shënjestër”. “Unë flas në emër të secilit amerikan kur them që ne jemi të tronditur dhe do të qëndrojmë së bashku me njerëzit dhe departamentin e policisë në Dallas”.