Gabimi i policisë me vrasësin

200

Autori i vrasjes së 84 personave, Mohamed Lahouaiej me nënshtetësi franceze ka hyrë me kamion në bulevardin përgjatë bregdetit të Nisës, ndërsa francezët po festonin Festën e Bastijës. Policia e thirri, por ai shpejtoi. Terroristi 31-vjeçar hyri forcërisht në “Shëtitoren e Anglezëve” në Nisë dhe sulmoi turmën me kamionin e tij. Autori u qëllua për vdekje nga policia franceze, por shumë vonë, pasi kishte masakruar me gomat e makinës dhjetëra persona, shumica fëmijë.
Sipas dëshmitarëve ai bërtiste “Allahu Akbar”: Zoti është më i madhi para se të vritej. Ndërsa drejtonte kamionin dhe qëllonte me armë. Një sasi e madhe e armëve, granata dhe armë “të mëdha” u gjetën më pas në brendësi të kamionit.
Terroristi i sulmit në Nisë të Francës me kamionin e tij kishte qenë i parkuar në një rrugë për rreth nëntë orë dhe madje u kishte thënë policëve se po shiste akullore. 31-vjeçari francezo-tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, baba i tri fëmijëve, konfirmohet nga policia si autori kryesor i masakrës. Ai ka qenë i njohur për policinë, person i skeduar për dhunë dhe vjedhje dhe raportohet se kishte pasur një pushkë, një pistoletë dhe madje edhe një granatë në kamion.
Pavarësisht se e kanë marrë paraprakisht në pyetje shoferin, oficerët e policisë në qytetin jugor francez nuk bënë asgjë për ta larguar atë nga aty. Raportet thonë se policia e lejoi vrasësin për të qëndruar në “Promenade des Anglais”, sepse ai u tha atyre se ai ishte duke shpërndarë akullore. Por në kamion nuk u ushtrua kontroll. Teksa priti që zona të popullohej nga festimet për festën zyrtare të Bastijës, kamioni i drejtuar nga Mohamed Lahouaiej Bouhlel hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nisës duke vrarë të paktën 84 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur në rrugën e përgjakur.