Cutillo vlerëson rolin të Bashës për Reformën në Drejtësi

178

Pas liderëve dhe përfaqësuesve më të lartë të SHBA dhe BE, Kryetari i PD, Basha vijon të marrë vlerësime për rolin e tij në lidhje me miratimin e Reformës në Drejtësi.   Dje, Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku vlerëson kontributin për Reformën në Drejtësi. “I dashur zoti Kryetar, Dëshiroj t’Ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për angazhimin dhe kontributin e Partisë Demokratike të kryesuar nga Ju në përcaktimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë. Bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakterizuar nga standardet europiane. Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjshmërie në fazën jo më pak delikate të implementimit të Reformës në Drejtësi. Kam besim se, edhe falë kontributit të forcës politike që Ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t’i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë. Teksa Ju përsëris ndjenjat e konsideratës sime më të lartë, Ju lutem pranoni, zoti Kryetar, përshëndetjet e mia të përzemërta” shprehet ambasadori italian në letrën drejtuar kreut të PD, Basha.