Popullorët Europianë mbështetje Bashës për nxjerrjen e vendit nga kriza

220

Partia Popullore Europiane dhe partitë simotra mbështesin Partinë Demokratike për platformën e saj elektorale dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kreu i PD, Basha ndodhet në Luksemburg me rastin e 40-vjetorin e PPE, ku është takuar me drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, kryetarë shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare, rikthyem në vëmendje angazhimin e Partisë Popullore Europiane, për një Europë të fortë, transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve të saj. Përmes në njoftimi për shtap, PD thekson se Basha ka marrë mbështetjen e Popullorëve Europianë për platformën e tij në nxjerrjen e vendit nga kriza.
“Mbështetje dhe ndihmë konkrete nga krerët e qeverive dhe partive simotra për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kushti kryesor i avancimit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Mbështetje po kështu për programin e Partisë Demokratike dhe realizimin e tij nesër në qeverisjen e vendit. Duke vlerësuar propozimet tona si alternativën e duhur për të nxjerrë vendin nga kriza, krerët e politikës europiane u impenjuan për mbështetje konkrete në zbatimin e tij, duke nisur nga mbështetja për programin e bujqësisë dhe arsimit e deri tek nxitja e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri, që do të përkthehet në punësim dhe përmirësim të standardit të jetesës për çdo shqiptar”.
“Punësimi, stabiliteti ekonomik, konkurrenca, siguria dhe zhvillimi janë ato çka e djathta i ka ofruar Europës. Kjo është dhe arsyeja që PPE vazhdon të qëndrojë për 16 vjet me radhë si forca kryesore politike në Europë. Partia Demokratike e Shqipërisë ndan të njëjtat vlera me partitë simotra anëtare të PPE-së dhe lufton çdo ditë që t’u ofrojë të njëjtat standarde edhe qytetarëve shqiptarë” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga PD.

A.Shahini