“Bilalgate”!

302

Sali BERISHA

“Burri” apo “bashkëshorti” i Edi Ramës, taksisti Bilal Shehu rrezikon 13 vjet burg!
Agjencia “Reuters” dhe rrjete televizive amerikane informojnë se në SHBA ka plasur një skandal i ri tronditës, në të cilin janë direkt të implikuar taksisti militant socialist, Bilal Shehu dhe kreu i PS, Edvin Kristaq Rama.
Në pranverën e vitit 2012, Edvin Kristaq Rama botoi në mediat e vendit një foto, në të cilën kishte dalë gjatë një dreke me Presidentin Obama. Në këtë drekë në krah të Ramës është dhe Bilali. Fill pas kësaj u mor vesh se dreka ishte me bileta 40 mijë dollarëshe për person. Bilali, në thyerje flagrante të ligjit amerikan kishte blerë dy bileta, pra, kishte paguar 80 mijë dollarë, një për vete dhe një për Ramën, të cilin e kishte regjistruar në dokumentet e pritjes si gruan, bashkëshorten e tij, pra ishin paraqitur si homoseksualë të martuar.
Ligji amerikan ndalon rreptësisht kontributet nga vende të tjera në fushatën elektorale të liderëve amerikanë. Me kërkesë të kongresmenëve amerikanë, FBI hapi një hetim. Bilali, i gjetur ngushtë dhe në pamundësi për të justifikuar burimin e 80 mijë dollarëve që shpenzoi për dy biletat, u bë i penduar dhe shiti gruan e tij, Edi Ramën si njeriun që i kishte dhënë atij paratë për të blerë biletat.
Megjithëse i penduar, Bilali do të vuajë së paku 7 vjet burg për dy vepra penale. Së pari, shkeljen e rëndë të ligjit amerikan të financimit të fushatës elektorale dhe së dyti, për bashkëpunim në larjen e parave të pista me Edi Ramën.
Por ekziston mundësia të dënohet edhe për mashtrim apo falsifikim dokumentesh me të cilat ai ka regjistruar Ramën si gruan e tij. Së fundi, vetë Rama në epiqender të skandalit “Bilal-gate”, rrezikon të dënohet edhe ai gjeri në 7 vjet burg për larje parash të pista dhe mashtrim martese për paraqitjen e tij si bashkëshortja e homos Bilal për qëllime përfitimi!